MENU
klinika

E pabesueshme!

Ja ku lindi karta e të drejtave të njeriut…

12.09.2019 - 09:46

Kur çdo burrë shteti quhet “i madh”, lexuesit e papërmbajtur të historisë dhe admiruesit modestë të saj kanë parasysh një sovran që ideon dhe realizon pushtime të panumërta.

I tillë ishte edhe Siriusi i Madh (600-530 pr.K), themeluesi i Perandorisë Perse. Ai i jep një tjetër nuancë epitetit “i madh” duke e bërë figurën e tij si personazhi i parë demokrat-dashës në historinë e antikitetit.

Në kundështim me të gjitha doket e periudhës antike, Siriusi iu la një farë pavarësie popujve të nënshtruar; kjo pavarësi mund të mos qe veçse një fasadë, por kjo s’pengonte që popujve të nënshtruar t’iu dukej e këndëshme kjo gjë.

Pas pushtimit të Babilonisë, ai çliroi hebrejtë atje dhe Siriusi nxori një dekret, që është quajtur “Karta e parë e të drejtave të njeriut në botë.”

Dekreti u gdhend në një cilindër argjile, që aktualisht ndodhet në Muzeun Britanik të Londrës. Studiuesit e kanë përkthyer tekstin e cilindrit:

Unë shpall se do t’i respektoj traditatzakonet dhe fetë e kombeve të perandorisë sime dhe nuk do të lejoj asnjë qeveritar dhe vartës t’i përbuzë apo t’i fyejë ato, për sa kohë sa të jem unë gjallë… Nuk do të lejoj askënd të zotërojë pasuri të tundshme apo troje të të tjerëve me forcë dhe pa kompesim.

Për sa kohë që jam gjallë, do ta ndaloj punën e detyrushme të papaguar. Sot, deklaroj se kushdo është i lirë të zgjedhë fenë e vet. Njerëzit janë të lirë të jetojnë sipas fesë së tyre dhe të zgjedhin një punë, me kusht që të mos të dhunojnë të drejtat e tjetrit. Askush nuk do të dënohet për fajet e të afërmve. Unë do ta ndaloj skllavërinë. Qeveritarët dhe vartësit e mi janë janë të detyruar të ndalojnë shkëmbimin e burrave dhe grave si skllevër, brenda zotërimeve ku sundojnë. Një traditë e till duhet shfaqur në të gjithë botën.

Dekreti i Siriusit u gdhend me shkrim kunjor mbi një cilindër të gjerë argjile, i quajtur shpesh “cilindri i Siriusit”. Është e vërtetë që Siriusi krijoi perandorinë më të madhe të kohës.

Por trashëgimia e tij më e madhe ishte “karta e të drejtave” e ngulitur në “cilindrin e Siriusit”, që shpall motivet e sundimit të tij: respekt për zotat e të gjithëve, sundim i drejtë dhe paqësor.

Më së fundi Siriusi meriton një vend të vend nderi në histori, përkrah Hamurabit dhe Salomonit, për veprën ligjvënëse.

Ai humanizoi drejtësinë: reformat më e rëndësishme ishte të ndalonte shtetasit të bënin vetëgjyqësi; veç kësaj e vendosi të drejtën penale në duart e gjyqeve të shtetit.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen