MENU
klinika

Një nga ambasadorët më të famshëm...

Durrsaku aventurier që u bë ambasador në Perandorinë Osmane

12.09.2019 - 11:43

Një nga ambasadorët më të famshëm të dinastisë nga Durrësi që drejtoi Gjenovën për gati 3 shekuj ishte padyshim Gio Agostino Durazzo (1632-1667).

Ishte pikërisht ai që do t’i hapte rrugën Republikës së Gjenovës drejt Orientit. Ai shkoi me mision dy herë në Stamboll: në fillim më 1665 dhe më pas në vitin 1666. Agostino Durazzo ishte një aristokrat që i pëlqenin shumë udhëtimet. Dikur kishte qenë kapiten anijesh dhe kishte rrahur detrat e botës. Idhull i tij ishte Kristofor Kolombi, një afresk i të cilit mbahej në Pallatin Durazzo.

Nga kapiten ai kishte drejtuar më vonë flotën gjenoveze dhe ja ku papritmas joshet nga diplomacia. Kur niset ambasador në Stamboll ai do t’i hipë anijes Santa Maria, të quajtur kështu në kujtim të Kristofor Kolombit, anije me të cilën ai ishte nisur në kërkim të së panjohurës. Portretin e këtij ambasadori na e ka dhënë plot ngjyra piktori Franz Luncx, ku Agostino Durazzo ka veshur një kostum oriental në ngjyra të kuqe dhe me një brez në mes. Të ngjan me një aventurier, edhe pse është ambassador.

Në mesin e shekullit XVII, Republika e Gjenovës po përpiqej të bënte për vete kardinalin Mazarin që Franca të mund të hapte rrugën dhe të ishte dakord që Gjenova të bënte tregti me Orientin.

Pastaj u bë kardinal (1640), e më pas ministër e kryeministër i Francës. Në kohën e regjencës së mbretëreshës Anne e Austrisë, (nëna e Luigjit të ardhshëm Louis XIV), ai kishte simpati të veçantë për Republikën e veriut, pra gjenovezët, dhe ishte i gatshëm që të ndërhynte pranë Portës së Lartë.

Por mjerisht, më 9 mars të vitit 1661, Mazarini vdiq dhe Republikës së Gjenovës i duhej të dërgonte me shpejtësi njerëzit e vet pranë Portës së Lartë me kërkesën për lejimin e anijeve tregtare në portet e Orientit. Pikërisht atëherë, në oborrin e sulltanit Muhamet i IV, u dërgua në Stamboll Gio Agostino Durazzo. Shpejt ai do të bëhej një nga miqtë intimë të Vezirit të Madh Qiprilli dhe vetë sulltanit.

Madje ai arriti ta bindë sulltanin që të hapte një kishë kristiane të Urdhërit Françeskan në lagjen Gallata të Stambollit, ku dikur, që në kohën e Justinianit kishte patur një koloni gjenoveze, me argumentin se “kapela françeskane“ atje ishte mjaft e vogël për gjenovezët. Një kërkesë e tillë i kishte zemëruar dhe tërbuar vezirët e tjerë, por sulltani më së fundi kishte vendosur ta plotësonte dëshirën e tij.

Historiani italian Francesco Maria Accinelli, në librin e tij “Compendio delle storie di guerra“, e përshkruan me detaje udhëtimin e Gio Durazzos kur shkon në Kostandinopojë në vitin 1665: “Republika dërgoi Gio Agostino Durazzo-n si ambasador tek sulltani Muhamet IV për të hapur rrugën e tregtisë në Levante.

Vezirit të Madh përmes Gio Agostinos, i dërgonte një letër dozhit të Republikës ku shkruante: “Të lavdishmit të principeve kristiane dhe të nderuarit mes vendeve të Mesisë, rregullues i afereve publike të kombeve, Zot i Madhërishëm, i Shkëlqyeri, i Mrekullueshmi, mbartës i Dinjitetit, nderit e Lavdisë, dozhit të Republikës… ne do të mbështesim gjenovezët…

“Për këtë udhëtim shkruan dhe kalorësi dhe udhëtari Jean Chardin në kujtimet e tij, duke theksuar se “Durazzo nuk u habit nga pengesat që po i krijonin francezët, pasi gjatë udhëtimit, ai u njoftua nga rezidenti i Gjenovës në oborrin e Francës, i cili i shkruante se kur kishte qenë tek mbreti francez, ky i kishte thënë “I uroj udhë të mbarë ambasadorit të Republikës, por unë nuk e di se çdo të bëjë ambasadori ynë në Kostandinopojë!“…

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen