MENU
klinika

"Koha më e mirë për mua"

Renis Gjoka tregon për herë të parë portretin e të bijës

13.09.2019 - 15:49

Në qershor të këtij viti, Renis Gjoka u bë baba pas një lidhjeje 10 vjeçare me partneren e tij Jona.

Ata e quajtën vajzën Aura dhe shpeshherë publikonin foto me të në rrjete sociale, por pa ia treguar portretin.

Por ditën e sotme duket se këngëtari nuk i ka rezistuar dot tundimit dhe ka publikuar një fotografi duke na prezantuar më në fund vajzën.

“Koha që kalojmë bashkë është koha më e mirë për mua. More vesh ti goce?” shkruan këngëtari teksa mban në prehër Aurën.

Ajo që bie në sy është ngjashmëria e madhe mes të dyve dhe këtë e kanë vënë re edhe ndjekësit të cilët e kanë mbushur postimin me komente pozitive.

“Fotokopja jote Renis”-shkruan njëri prej tyre dhe ne biem shumë dakord.

Renis, na zbukurove ditën me buzëqeshjen e ëmbël të Aurës!