13.09.2019 - 16:27
Jo të gjithë i përjetojmë mirë kalimet e viteve, megjithatë Emina Cunmlaj duket se e ka kuptuar se askush nuk mund t’ju shmanget atyre.
Ditën e sotme modelja e njohur shqiptare feston 35-vjetorin e lindjes dhe nëpërmjet një postimi të bërë në Instastory ka treguar se nuk u trembet aspak viteve.
“E mendoja moshën si diçka të frikshme dhe po bëj shaka me veten se jam plakur, por ndihem e bekuar me gjithçka që Zoti më ka dhënë dhe vazhdon të më jap”, shkruan Emina.
Kujtojmë se Emina është nënë e dy bukurosheve, Mia dhe Ella, ndërsa prej kohësh ajo ka hequr dorë nga karriera e saj si modele, për t’ju përkushtuar familjes dhe rritjes së vajzave.