MENU
klinika

Ja në dorë të kujt janë këngëtarët e rinj

Zbulohet juria e “New Artist” për “Kënga Magjike”

13.09.2019 - 18:44

Këtë vit “Kënga Magjike” do të vijë më ndryshe se çdo herë tjetër.

Për herë të parë në festival do të përfshihet publiku dhe votat e tij për të përzgjedhur gjysmëfinalistët

Megjithatë për kategorinë “New Artist” ka rregulla të tjera. Ata do të vlerësohen si fillim nga një juri, e cila do të vendosë dhe për fatin e tyre. Së fundmi janë zbuluar edhe tre anëtarët, të cilët këtë vit janë më pak në numër.

Pjesë e jurisë janë tre artistët e njohur shqiptarë, Arben Skënderaj, Armend Rexhepagiqi dhe Jonida Maliqi.

Pjesëmarrjen në “Kënga Magjike” deri tani e kanë konfirmuar Fifi, Krusita, Anxhela Peristeri, Linda Halimi, Ardit Çuni, Anjeza Branka, Orgesa Zaimi dhe Erik Lloshi.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën