MENU
klinika

AKU pengon depërtimin e tyre në Shqipëri

46.2 ton produkte të pasigurta nga Brazili

14.09.2019 - 09:29

AKU ka bllokuar 46.2 ton produkte të pasigurta nga Brazili.

Gjatë kontrolleve në PIK Durrës, inspektorët konkluduan se 2 ngarkesa me fliteto pule dhe kafe kokërr të papjekur ishin të pasigurta për konsum dhe u vendos kthimi i tyre në vendin e origjinës.

“Ngarkesa me sasinë 27 ton “Fileto pule” nga Brazili, nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, pasi rezultoi me ngarkesë mikrobiologjike (analizat evidentuan prezencë Salmonella spp).

Ngarkesa me sasinë 19.2 ton “Kafe kokërr e papjekur” nga Brazili, nuk përmbushte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, pasi kishin mangësi në dokumentacionin shoqërues (certifikata fitosanitare nuk ishte lëshuar nga autoriteti zyrtar i vendit të origjinës, siç parashikohet në ligj),”-raporton AKU.