MENU
klinika

Ditët europiane në Elbasan

Ekspozitë artizanale me kostumet e zonës

14.09.2019 - 10:36

Ditët europiane të trashëgimisë kanë gjallëruar Elbasanin me një sërë aktivitetesh të cilat synojnë promovimin e vlerave tona kulturore.

Pranë Muzeut Etnografik janë ekspozuar kostume popullore të zonave të ndryshme të Shqipërisë, punuar me mjeshtëri nga artizanet elbasanase.

Të tilla aktivitete synojnë, jo vetëm të promovojnë traditën, por edhe të kthejnë dashurinë dhe interesin për të.

Me keqardhje artizanët vërejnë se tradita po shkon drejt zhdukjes.

Trashëgimia kulturore elbasanase nuk mund të kuptohet pa sofrën me këngë e valle rreth saj.

Kulinaria mbetet po ashtu një pikë e fortë për tërheqjen e turistëve.

E pranishme në këto aktivitete, Ministrja e Kulturës zgjodhi jo pa qëllim Elbasanin, si djepi i kulturës dhe arsimit të Shqipëri.

Por, Elbasani ka ende shumë nevojë për investime dhe promovim ndërsa Margariti theksoi se ekzitojnë planet e përbashkëta mes Bashkisë së Elbasanit dhe Ministrisë, të cilat nuk mund të konkretizohen shumë shpejt, por do të jenë të qëndrueshme.

Përsa i përket kalasë, Kryetari i grupit Parlamentar Taulant Balla theksoi se do të bashkëpunohet jo vetëm mes institucioneve, por edhe me banorët për të rënë dakord në një zgjidhje në interës të përbashkët.

Për Kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja aktivitete të tilla promovuese, vetëm sa kanë nisur.

Trashëgimia kulturore elbasanase nuk mund të kuptohet pa sofrën me këngë e valle rreth saj.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen