Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore Jennifer Lopez, është shumë e suksesshme dhe projektet e saj të reja si në muzikë ashtu dhe në aktrim bëjnë bujë të madhe. Së fundmi ajo ka qenë pjesë e filmit më të ri të titulluar ‘Hustler’.
Në një dokumentar të ri 17-minutësh, Jennifer Lopez nuk i ka mbajtur dot lotët pas duartrokitjeve për filmin e ri “Hustlers”. Filmi ka shënuar një sukses absolut në kinematë e Mbretërisë e Bashkuar dhe SHBA të premten.
Jenniferi është ndjerë shumë e lumtur kur producentja Elaine Goldsmith-Thomas, lexoi titujt e rishikimeve në FaceTime dhe ka qarë me lot gëzimi. Për shkak të rolit të saj, Jenniferi ka marrë dhe shumë kritika nga fansat e saj, të cilëve nuk iu ka pëlqyer ta shikonin ashtu. Pavarsisht të gjithave aktorja është shprehur se realizimi i filmit ka qenë shumë i vështirë, por që fatmirësisht ja kanë dalë mbanë.
‘Variety’, “Hustlers” tashmë ka fituar 2.5 milionë dollarë në shfaqjet e së enjtes në Amerikën e Veriut dhe parashikohet të fitojë midis 20-26 milionë dollarë.