Përfundojnë punimet e aksit rrugor Pogradec-Qafë Plloçë me një gjatësi prej 5.5 km investim i qeverisë shqiptare. Të pranishëm kanë qenë ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, dhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Rrugëve, Afrim Qendro.
“Jemi në harmoni me programin e plotë të infrastrukturës kombëtare, që do shtrihet në dy drejtime. Së pari, përmirësimi i gjithë rrjetit ekzistues, dhe së dyti investime në segmentet e reja rrugore duke u hapur disa kantiere të reja, dhe duke u përfunduar ato që janë nisur”, tha ministri Gjiknuri.
Sakaq, Qendro tha se: “Ka përfunduar 5.5 km rehabilitim, prej të cilave 2.1 km janë brenda qytetit të Pogradecit dhe 3.5 km Qafë Plloça, e cila ka përfunduar 2 muaj para afatit me të gjithë elementët e duhur”.
Punimet kanë filluar në 6 Qershor dhe kanë përfunduar në 14 shtator.