MENU
klinika

Detaje

Koncesionet e rrugëve, Grupi Parlamentar i PD dorëzon kallëzim në Prokurori

16.09.2019 - 10:19

Grupi Parlamentar Demokrat pritet të dorëzojë sot një kallëzim penal për koncensionet e dy akseve rrugore shumë të debatuara Orikum – Dukat dhe Milot-Balldren.

Kallëzimi vjen pasi maxhoranca socialiste rrëzoi me shumicë votash dekretet e Metës, që kthenin ligjet për rishqyrtim në Kuvend.

Kallëzimi penal do të dorëzohet në Prokurorinë e Tiranës nga deputetja Rudina Hajdari, e cila në seancën e së enjtes apeloi Prokurorinë që të nisë hetimet për pr/ligjin për koncesionet e rrugëve; Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Sipas Hajdarit, nuk ka pasur një garë për PPP-në pasi ka qenë pa konkurs, ndërsa shtoi se po favorizohen disa kompani.

Për shkak se dekreti kanë problemet e tyre të hapura me ligjet, si janë shkruar, hartuar dhe kaluar në kuvend. Këto dy pr/ligje janë futur në mënyrë të përshpejtuar. Janë futur pa konkurrencë, duke anashkaluar ligjin e PPP-ve dhe përgjegjësinë për të eliminuar kërkesat e pakërkuara. Qeveria Rama po kërkon që të bëhen PPP për këto dy rrugë pa konkurs. Pse u futen këto dy ligje në seancën e fundit plenare? Kjo është pjesë e një plani. Prokuroria duhet të hetojë aferën korruptive. Nëse Prokuroria e Përgjithshme nuk merret, ne duhet të denoncojmë këto ligje, që nga ligji Fusha, deri tek këto dy rrugë. Nëse ne do të respektojmë ligjin, duhet të kemi vetëm 1 standard”, tha Hajdari në seancën plenare të ditës së enjte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zhupa reagon në Facebook

Padia e Veliajt, reagon PD


U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve