MENU
klinika

Shpëtojnë nga përmbytja 1200 ha tokë

Drejt përfundimit rehabilitimi i argjinaturës së Bunës

16.09.2019 - 17:34

Pas një dekade problematike me përmbytjet, argjinatura e lumit Buna po rehabilitohet.

Ministri Bledi Çuçi kërkoi që punimet të përfundojnë përpara nisjes së sezonit me reshje intensive.

Ndërhyrja në argjinaturën e lumit Buna shmang përmbytjen 1200 hektarë tokë në zonën e Shkodrës, ndërsa investimi kap vlerën e 128 milionë lekëve.

Çuçi: Kjo është një argjinaturë e cila po përforcohet e gjitha me shtresë betoni. Ka qenë nga pikat më të dobëta që përmbytej vazhdimisht. Përmbytja më e madhe ka qenë ajo në vitin 2011 kur u bashkua Drini me Bunën. Kjo argjinaturë tani do të mbajë rreth 1200 hektarë tokë të shfrytëzuara shumë nga fermerët e zonës. Kjo është një nga ndërhyrjet më serioze që po i bëjmë argjinaturës së Bunës. Me këtë ndërhyrje kemi një garanci shumë të madhe që nga Buna nuk do të kemi më shqetësime përsa i përket përmbytjeve.

Rritja e nivelit të  Bunës paraqet rrezikshmëri të lartë për tokat përreth.

Investimi parashikon rritjen e qëndrueshmërisë së argjinaturës, duke e veshur me beton skarpatën e brendshme, përmes së njëjtës teknologji siç janë rikonstruktuar argjinaturat e tjera të lumit Buna.

Në këtë argjinaturë nuk ishte bërë asnjë ndërhyrje serioze që prej viteve ’70.