MENU
klinika

Zbardhet axhenda

Presidenti i KiE sot në Tiranë, ja kur do të takohet me Ramën

17.09.2019 - 08:24

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, pritet të mbërrijë sot në Tiranë, ndërsa është zbardhur edhe axhenda e takimeve.

Sipas axhendës zyrtare, Donald Tusk do të takojë kryeministrin Edi Rama në orën 15:00, ku në fokus do të jetë do të jetë çështja e hapjes së negociatave.

Pas takimit me kreun e qeverisë Rama, kreu i KiE do të mbajë edhe një konferencë për mediat në orën 15:35 .

Vizita e tij në Shqipëri vjen një muaj para vendimit të Këshillit Europian për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Tusk do të vizitojë më parë Maqedoninë e Veriut gjatë ditës së hënë dhe të sot pasdite pritet të mbërrijë në Shqipëri.