MENU
klinika

Jo vetëm bardhezinjtë kanë mungesa

Tronditet Atletico/ Humbet yllin ndaj Juventusit!

17.09.2019 - 18:42

Skuadra e Atletico Madrid nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Alvaro Morata në sfidën që “colchoneros” do të luajnë të mërkurën në fushën e tyre ndaj Juventusit, në Champions League.

Sulmuesi ka pësuar pak ditë më parë një ndrydhje të kaviljes.

Ndonëse pritej një rikuperim “in extremis”, sulmuesi nuk është stërvitur me skuadrën.

Për pasojë, ai nuk do të grumbullohet nga trajneri Diego Simeone.

Morata është një ish-juventin dhe mezi priste të luante ndaj ish-skuadrës së tij. Vendin e tij pritet ta zërë Diego Costa, që do të luajë në sulm bashkë me Joao Felix.

Mungesa e Morata është e vetmja për Simeone në këtë ndeshje, teksa rikuperon edhe Thomas, që ishte i dëmtuar.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak