MENU
klinika

"Afera seksuale në këmbim të notës"

Kërkonte favore seksuale, policia nxjerr detaje të reja për pedagogun

18.09.2019 - 09:26

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Elbasanit ka ndaluar pedagogun Denis Himçi, i cili o denoncua për afersa seksuale në këmbim të notës në emisionin investigativ “Stop”.

Policia njofton se pedagogu 36-vjeçar akuzohet se i kërkonte një studenteje raport intim në këmbim të marrjes së provimeve.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit D.H., 36 vjeç, pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndalimi i tij u bë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop “, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë që në emisionin “STop” u publikuan video-përgjime ku pedagogu dëgjohej duke kërkuar favore seksuale, ndërsa i thotë studentes së do ta trajtone mirë me dhurata, telefonata dhe masazhe të paguara në qendra estetike në Tiranë.

Profesori i thotë studentes se madje ai është i gatshëm, që një kolegeje t’i blejë parfum, që kjo e fundit, t’ia japë provimet. Në videon e publikuar, pedagogu insiston që studentja ta puthë, ndërsa i thotë se nuk i mjafton një puthje në faqe.