MENU
klinika

Pesë botime

Shqipërimet e panjohura të Nolit, studiuesi i gjen te shqiptarët në Amerikë

18.09.2019 - 09:30

Pesë botime të shqipëruara nga Fan Noli janë gjetur në Amerikë nga studiuesi i historisë Niko Kotherja.

Botimet e 5 pjesëve të “Don Kishotit të Mançës”, përkthimet brilante të Fan Nolit, botuar me 1932 në Boston janë gjetur mes shqiptarëve të Amerikës.

Studiuesi i historisë Niko Kotherja në Boston ka mundur te gjejë këto gjurmë të rëndësishme, me vlerë të pazakontë sa i takon periudhës kur janë botuar, por edhe si dëshmi e përpjekjeve për të ruajtur gjuhën shqipe.

Pas një udhëtimi në Amerikë mes radhëve të shqiptarëve, Kotherja ka arritur që këto vëllime të rrugëtojnë në Korçë.

Botimet e hershme të Nolit janë dëshmi e përpjekjeve të tij për të njohur lexuesin shqiptar me autorët botërorë dhe veprat e njohura të kohës, ndërkohë që janë konservuat me kujdes nga shqiptarët e Amerikës, ku sipas Kotheres gjenden edhe shumë botime të tjera me vlerë.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen