MENU
klinika

Rastet që s'duhen neglizhuar!

Gjymtyrët e fryra mund të jenë shenjë paralajmëruese e …

19.09.2019 - 14:16

Të zgjohesh me duart e fryra, nuk është një gjë e pazakontë, por sigurisht nuk duhet kaluar, pa zbuluar shkakun e vërtetë!

Ndonëse mund të jetë një gjë kalimtare, duart e fryra , ndryshe njohur si edemë mund të jetë shenjë paralajmëruese dhe e probleme më shqetësuese.

Një nga përgjigjet më të shpeshta që mund t’ju japë specialisti, në rast se i drejtoheni atij duke i treguar që jeni gdhirë me duart e fryra, do të ishte: “ Keni shumë kripë në qarkullim e gjakut dhe organizmi juaj përgjigjet duke mbajtur lëngjet. Bëni një dietë me pak kripëra për disa ditë dhe do të shihni që problemi do të zhduket”.

Mund t’ju interesojë gjithashtu: 5 zgjidhjet për këmbët e fryra që mund t’i bëni në shtëpi; Ndiqni këto rregulla dhe do të ndiheni më mirë.

Është klasik rasti i mbajtjes së lëngjeve mbas një darke në piceri. Brumi i picës është ne fakt një nga ushqimet më me sodë në mënyrë absolute. Duke shtuar konsumimin e produkteve të pasura me lëngje si fruta e perime, duke eliminuar produktet në kuti dhe konservat e ndryshme, dhe duke ulur në minimum kripën gjatë gatimit, mund të ndihmojë shumë në eliminimin e duarve te fryra.

Megjithatë, në qoftë se problemi vazhdon duhet të bëhen analiza të mëtejshme për të zbuluar në se problemi i fryrjes së duarve të mos jetë një sinjal i ndonjë sëmundje më serioze. Problemet më veshkat, mëlçinë, reumatizma, patologjitë kardiake, problemet e qarkullimit venoz dhe të mikroqarkullimit të jashtëm, janë gjithashtu shkaqe të mundshme të duarve të fryra.

Edhe i ftohti, ndikon në mënyrë të dukshme, në këtë rast fryrja shoqërohet me ngjyrën mavi të majave. Këshillohet të shkoni tek mjeku për çdo dyshim.