MENU
klinika

Detajet

Idrizi takon sot Bashën/ Marrëveshje me PD në horizont?

16.09.2018 - 09:39

Pavarësisht se sot është e dielë, kjo nuk do të jetë një ditë pushimi për kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Paraditen e sotme lideri i opozitës do të zhvillojë një takim me kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi, në një nga hotelet e njohura në kryeqytet.

Mësohet se pas takimit mes dy zyrtarëve, do të flitet edhe për afrimin e PD me PDIU, lëvizje kjo e fundit nga Shpëtim Idrizi.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Idrizi njoftoi shkëputjen e koalicionit me PS.

Ai ka theksuar se Partia Socialiste e ka goditur PDIU-në dhe nuk e ka lejuar të fitojë mandatin në Tiranë dhe në Fier. Ndërkohë që ai priste të gjendej zgjidhje për çështjen çame, palët ranë dakord që të mos e përfshinin në axhendën e diskutimeve. “Flitet për një ikje nga PS, por ne nuk kemi ikur nga askush. Ne nuk jemi pjesë e qeverisjes.

Mandatet e PDIU janë vjedhur nga kjo maxhorancë. Ne kemi parë një sjellje jokonkrete me PDIU, pra, në këtë kuptim ne gjatë gjithë kohës kemi qenë në opozitë dhe të shkojmë zyrtarisht me opozitën. Ne u goditëm nga kjo maxhorancë me mandatin e Tiranës dhe të Fierit. Ne prisnim të zgjidhej çështja çame, ndërsa mes palëve diskutohej nëse duhet të ishte apo jo çështja çame në bisedime.

Pra, lënia jashtë e çështjes çame është e papranueshme. Bushati nuk kërkon të na takojë për çështjen çame. Një shtet rrumpallë, edhe po të dojë ta marrë baba im pasaportën, nuk e arrin dot”, tha Idrizi.

Pas këtij hapi nuk vonoi edhe oferta e Bashës, i cili nga Durrësi ftoi Idrizin që të ishte pjesë e nismës së opozitës për të larguar Ramën nga pushteti.

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj