Ish-lojtari i Skënderbeut, Peter Olayinka, që shtangu “San Siro”-n duke realizuar golin vendimtar për Slavian e Pragës ndaj Interit, i rikthehet çështjes së kombëtares kuqezi.
Vite më parë, sulmuesi i skuadrës çeke ishte pranë përfaqësimit të kombëtares së Shqipërisë, në kohën kur ajo drejtohej nga Italiani Gianni de Biasi. Megjithatë, kjo gjë nuk u arrit kurrë.
Ja çfarë rrëfen Olayinka në një intervistë të dhënë për mediat çeke:
“Kishte shumë diskutime rreth kësaj mundësie dhe nuk kam qenë kundër. Në një moment isha shumë afër, le të themi 60 me 40, për t’iu bashkuar Shqipërisë.
Unë mësova pak gjuhën dhe më tërhiqte ideja. Nuk është bërë ende realitet, por nëse çdo gjë shkon në rregull, do të dëshiroja të luaja për ata”, u shpreh heroi i Slavia Prague.