19.09.2019 - 17:26
Furtuna e shiut dhe erës kanë përfshirë qytetin e Fierit pasditen e kësaj të enjteje.
Moti i keq dhe erërat e forta me shpejtësi deri në 80-100km/h ditën e sotme kanë shkaktuar probleme në Fier. Era e fortë ka shkulur pemë në qytet duke penguar lëvizjen e mjeteve.
Fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur në njerëz por vetëm dëme materiale.
Për shkak të erërave të forta gjithashtu janë krijuar probleme në rrjetin elektrik. Janë dëmtuar disa linja të OSHEE, kryesisht zonat Patos, Roskovec.
Nga OSHEE po punohet për rikthimin e energjisë për abonentët