Tomori rrezikon të shkrihet, pasi ra nga Kategoria e Parë në Kategorinë e Dytë sezonin e kaluar.
Beratasit nuk kanë llogaritur një rregull absurd të Federatës Shqiptare të Futbollit se në Kategorinë e Dytë duhet të përzgjidhen lojtarë brenda qarku, vetëm 4 lojtarë jashtë qarkut.
Një rregull i tillë u kundërshtua me forcë nga klubet e Kategorisë së Parë dhe sezonin e kaluar, pasi i kufizon drejtuesit në zgjedhjet e tyre.
Tomori duhet të zgjedhë futbollistë vetëm nga Berati, Çorovoda, Poliçani dhe Kuçova. Shumica e lojtarëve të këtij ekipi janë larguar dhe do të ketë vështirësi për t’i ndryshuar.
Beratasit kanë 8 lojtarë që janë jashtë qarkut dhe në këtë mënyrë klubi futet direkt në pikëpyetje të forta pa nisur kampionati.