“Dolli me 9 shëndete “ është libri më i ri i shkrimtarit nga Devolli, Pandeli Bardhi i promovuar në fshatin Zicist të Devollit këtë fundjavë. Aktiviteti u organizua nga Shoqata Atdhetare “Devolli” me mbështetjen financiare të Myfit Lulo , një prej patriotëve më të shquar të zonës dhe mblodhi rreth tryezës së rrumbullakët, miq të shkrimtarit Bardhi, artistë dhe të ftuar të tjerë, të cilët ndanë përshtypjet e tyre dhe patën mundësinë të diskutonin më autorin mbi këtë libër.
Ky botim përfaqson një përmbledhje të portreteve të nëntë devollinjve më të shquar që kanë dhënë kontributin e tyre për krahinën pas rënies së komunizmit. Për autorin, libri vjen si një plejadë e më të mirëve të një zone me tradita.
“Është përmbledhje portretesh për kontributin e pashoq të nëntë bashkëqytetasve të mij , duke nisur nga Myfti Lulo, që ka kalur gjithë jetën në ndihmë të komunitetit, e për të vazhduar me Sinan Agollin , Albert Hoxhën, si dy nga mjekët më të mirë të zonës. Pas nuk mund të lija Albert Kracën ekonomistin e Devollit por edhe të tjerë emra të shquar që kanë ngritur lart emrin e krahinës”
Për autorin ky është thjesht një fillim për një studim më të thelluar që do të përfshije edhe akte historike për zonën e Devollin duke datuar nga periudha turke e që do të vijë së shpejti për publikun në formën e një studimi historik.
Përgatiti: L.S.