MENU
klinika

Tërmeti trondit vendin

Mblidhet Shtabi i Emergjencave Civile të Tiranës

22.09.2019 - 17:20

Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë që ka tronditur kryeqytetin dhe Shqipërinë, ka bërë që autoritetet të reagojnë për situatën.

Sot është mbledhur Shtabi i Emergjencave Civile të Tiranës, me qëllim ndihmën ndaj banorëve në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj në fjalën e tij në Këshillin Bashkiak deklaroi se në lidhje me këtë rast kërkon marrjen e masave të menjëhershme.

Veliaj deklaroi se duhen marrë masa, ndërsa shtoi se çadrat duhet të lëvizin në varësi të faktit se cila zonë e Tiranës ka më tepër nevojë për ndihmë.

“Këshilltarët duhet të zbresin në terren për të ndihmuar qytetarët. Nga të gjithë kërkoj raportim për atë që ka ndodhur dhe si është situata në terren nga tërmeti. Në çdo njësi administrative kemi stafe në terren. Nga raportimet që mora, mora vesh që në disa vende ka shumë çadra dhe në disa nuk ka fare. Për shembull nëse nuk ka nevojë aspak te Liqeni i Thatë, çadrat mund të lëvizen nga ky vend te Don Bosko a tjetër vend që ka më shumë persona”, tha Veliaj.

Erion Veliaj theksoi se duhen ndihmuar sidomos familjet në nevojë, pasi shtëpitë e të varfërve janë ata që preken prej lëkundjeve sizmike. Kryebashkiaku urdhëroi ngritjen e grupeve të punës për vlerësime të dëmeve.

“Do të duhet të vlerësojmë se cilat familje kanë nevojë më shumë dhe cilat nga ta kanë nevojë për një ndihmë afatgjatë. Nëse një familje ka shumë persona, atëherë kanë nevojë më tepër nevojë. Konviktet janë perfekt. Në Durrës, nëse nuk duan që të strehohen te Kavalishenca, mund të strehohen te Qyteti Studenti dhe banesat sociale. Një nga konviktet të bëhen pastër dhe të jetë gati.

Punonjësit tanë social do të duhet që të komunikojnë me nxënësit, që njerëzit t’i kthehen normalitetit. Nuk do ketë shkollë në Tiranë që nuk do ketë psikolog që të ndihmojë nxënësit që ata t’i kthehen normalitetit, lojërave, mësimeve. Është më mirë kur ua mësojmë dhe shpjegojmë. Duhen parë edhe kush janë në vështirësi pa leje që të ndihmohen më shumë, sepse në tërësi ata që janë të varfër dëmtohen më shumë, për shkak se shtëpia e tij nuk ka ndërtim të fortë.

Të ketë transparencë për çdo veprim. Duam mos të ketë spekulant. Të bëjmë foto e do akordohet fond, duke qenë rigoroz në kohë e procedura”, tha Veliaj.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!