Ditën e djeshme, në media qarkulloi lajmi se aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj, i ka dhënë fund martesës së saj me partnerin, Aleksandër Varfaj.
Mediat e ndryshme aludonin se Rudina nuk kishte publikuar asnjë foto të vetme me bashkëshortin në rrjete sociale. Madje, gjatë intervistave ajo i është referuar Aleksit si “babai i Viktorias”, vajzës së tyre.
Vetë Rudina u shpreh se për momentin nuk dëshiron të flasë për këtë çështje, duke i lënë të gjithë kuriozë për martesën e saj.
Mirëpo, “Revista Bordo” ka publikuar disa foto të postimit të fundit të Aleksit në Instastory.
Ai ka filmuar Rudinën dhe të bijën në këndin e lodrave dhe videon e shoqëron me dy zemra të kuqe, duke lënë të kuptohet se asgjë nga ç’është shkruar këto ditë në media nuk është e vërtetë.
Mesa duket, martesa e çiftit vazhdon normalisht larg syrit të mediave dhe gjithçka ka qenë thjesht thashethem.