23.09.2019 - 15:49
Së fundmi media britanike “Daili Mail” ka publikuar rastin e veçantë të një vajzë 22-vjeçar.
Ajo jeton në Armeni dhe qan me lot kristali.
Sytë e saj krijojnë mbi 50 kristale në ditë dhe mjekët ende nuk dinë ta shpjegojnë këtë fenomen.
Ajo tregon se kjo gjë ia ka vështirësuar jetën pasi dhimbja është e papërballueshme.
Sipas disa mjekëve thuhet se lëngu i saj i syrit ka nivel të lartë kripe dhe për pasojë krijon edhe kristalet e rrallë.
22-vjeçarja shprehet se më herët ka marrë mjekim për këtë problem, por tani ilaçet nuk i bëjnë më efekt.
Ajo tregon se mjekët janë të shokuar nga ky rast dhe nuk dinë ende ta trajtojnë një rast të tillë.