23.09.2019 - 17:18
Pas fenomenit të tërmetit, disa qytete të vendit po përballen me reshje shiu.
Kështu, në Lezhë reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje, ndërsa pjesa më e madhe e qytetit ndodhet nën ‘pushtetin’ e ujit.
Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu për të nxjerrë problematiken e kanalizimeve në këtë qytet.
Dhjetra automjete janë izoluar nga uji, ndërkohë që e njëjtë paraqitet situata edhe në kopshtin Besëlidhja si dhe tek gjimnazi ‘Hydajet Lezha’.
Kujtojmë se kopshti Besëlidhja u inaugurua ditën e sotme.