MENU
klinika

Një sqarim

“Pas lajmit të rremë për tërmetin qëndon Meta”, reagon Presidenca

24.09.2019 - 11:02

Presidenca ka reaguar përmes zëdhënësit Tedi Blushi lidhur me shkrimet e publikuara në media, në të cilat pretendohet se pas fake news që qarkulloi për një tërmet tjetër të fortë që do të godiste vendin, fshihet Presidenti Meta.

Përmes një postimi në facebook, zëdhënësi i Presidentit të Republikës sqaron se i vetmi “portal” i Presidentit Meta është www.president.al.


“Një sqarim për “idiotët e dobishëm” dhe të padobishëm: I vetmi “portal” i Presidentit Meta është www.president.al. Madje as këtë “portal” nuk e financon ai.
Ky sqarim nuk vlen për këdo që shkrimeve të tutorit të radhës i ve emrin e vet sipër, për të ngrënë përsheshin e radhës.” shkruan zëdhënësi i presidentit në Facebook.

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!