MENU
klinika

Moti me reshje

KESH: Dyfishohen prurjet në HEC-in e Fierzës me 120 m3/s

24.09.2019 - 18:09

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm nivelin e prurjeve në Hec Fierzës duke i dyfishuar ato  aktualisht me 120 m3/s.

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) konfirmon për ATSH-në, se në kushtet e përmirësuara hidrike edhe plani i prodhimit të energjisë për muajin Tetor 2019 pritet të rritet me të paktën 30% krahasuar me parashikimin.

Aktualisht situata hidrooenergjitike e kaskadës është si më poshtë vijon:

Të dhënat e datës 24 Shtatr  2019
Të dhënatFierzëKomanVau Dejës
Niveli (m)274.86171.4473.73
Prurje (m3/s)1203510
Prodhimi (MWh)04.4072.295

Sipas ATSH, KESH bën të ditur se, pavarësisht vështirësive të krijuara prej mungesës se reshjeve ne 6-mujorin e parë të vitit, falë administrimit të kujdesshëm të rezerves energjitike, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare planifikon të prodhojë në Shtator 2019 për nevojat e konsumatoreve fundore ( OSHEE ) rreth 230 GWh, ose vetëm 10% me pak se prodhimi mesatar shumëvjeçar për të njëjtën periudhe.

Janar -Gusht20182019
Prodhimi Kaskadës  (GWh)4813.81929.8
Rezerva Energjitike 31 Gusht (GWh)849.8718.1

 

Ndërkohë që sot situata në HEC-e, pas reshjeve të dendura të shiut, paraqitet e qetë dhe pa probleme në strukturat e menaxhuara nga KESH, në njësitë HEC Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka pasur vetëm një avari si pasojë e motit të keq, gjatë mbrëmjes në orën 23:00, në linjën L 220-15/2 shtylla nr 47, faza A. Kjo avari nuk ka shkaktuar mungesë furnizimi me energji dhe është riparuar në orët e para të mëngjesit nga brigada e linjave të njësisë operative Tiranë.

Strukturat e MIE dhe agjencive të varësisë do të vijojnë pa ndërprerje punën për riparimin e të gjitha dëmeve dhe problematikave të shkaktuara nga moti i keq.