Fatma Methasani do të bëhet nënë!
Moderatorja ishte përfolur prej kohësh që ishte në pritje të ëmbël, dhe vetëm sot e ka konfirmuar zyrtarisht përmes një postimi mjaft të ëmbël.
Ajo shfaqet duke përqafuar partnerin Alfio në një foto të bukur të publikuar në Instagram. Në duar mban ekon e bebushit ndërsa nga zemra i burojnë fjalët më të ndjera:
“Kur dashuria është shumë e madhe për tu mbajt në dy zemra, vjen në jetë një zemër e tretë!”, shkruan Fatma ndërsa jep lajmin se do të bëhen tre vetë në familje.
Alfio shihet teksa pozon me kurriz nga aparati, ndërsa në sy bie kapuçi i tij me fjalën “baba” të shkruar.
Në fund të muajit korrik u përhap lajmi se moderatorja e njohur Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani, do të bëhen prindër për herë të parë.
Burime pranë dyshes tregojnë se Fatma e ka kaluar tremujorin e parë të shtatzënisë ndërsa ende nuk është zbuluar gjinia e bebit.