25.09.2019 - 08:49
Një çift ka përjetuar momente tmerri, pasi janë dhunuar dhe grabitur nga dy persona të maskuar e të armatosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të martës në autostradën Tiranë–Durrës.
Sipas të dhënave të para dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë dhunuar një çift, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur dhe më pas u kanë marrë atyre automjetin tip “Fiat”.
Policia e Tiranës ka nisur hetimet për arrestimin e autorëve.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Intervistat dhe qëndrimet