Duke marrë shkas nga aktualiteti, pra publikimi i librit të së bijës së Steve Jobs, Literary Hub ka renditur nëntë vepra memuaristike të shkruara nga fëmijët e personazheve të famshëm. Autorja Erin Bartnett shkruan se, nëse është e vërtetë se disa prindër kanë aftësinë të shkatërrojnë fëmijët e tyre, të famshmit dinë ta bëjnë veçanërisht mirë këtë gjë.
Bijëve të traumatizuar s’u mbetet veçse të shfrytëzojnë një nga favoret e pakta të të qenit fëmijë i një të famshmi (natyrisht veç pasurisë) duke publikuar libra kujtimesh që shuajnë kureshtjen e lexuesve, që mund të rrëmojnë kësisoj në jetën e vipave të adhuruar.
1. Small Fry, Lisa Brennan-Jobs
E bija e Steve Jobs
Kujtimet janë publikuar në 4 shtator në SHBA dhe e bija e Jobs zbulon ç’njeri ishte i ati, themeluesi miliarder i kompanisë Apple.
2. I’m supposted to protect you from all this, Nadja Spiegelman
E bija e Art Spiegelman, autori i Maus
Për të shkruar kujtimet e saj Spiegelmanka marrë në pyetje të ëmën dhe gjyshen të cilat i kanë rrëfyer historitë e familjes. Libri i saj përshkruar thuajse një shekull ngjarjesh familjare dhe reflekton mbi nëmyrën se si e kaluara vepron mbi të tashmen.
3. Home before Dark, Susan Cheever
E bija e John Cheever
Për të njohur të gjitha sekretet e Cheever s’është nevoja të lexosh kujtimet e shkruara nga e bija. Libri që përmbledh ditaret e shkrimtarit na jep mundësinë të hetojmë në thellësitë brenda kontradiktave të mendjes dhe jetës së tij. Por libri i Susan është po aq fshikullues (New York Times e quajti “dërrmues”): jo vetëm që ofron një tjetër pikëpamje mbi seksualitetin dhe alkoolizmin e të atit por duket se është shkruar në mënyrë të shkëlqyer.
4. There Is No F*cking Secret: Letters from a Badass Bitch, Kelly Osbourne
E bija e Ozzy Osbourne
Kelly Osbourne sigurisht s’ka nevojë për shumë prezantim. Tanimë është po aq e famshme sa i ati. Në këtë libër ajo rrëfen problemet me varësinë ndaj drogës, shqetësimet e shkaktuara tek të gjithë anëtarët e familjes nga program reality i Mtv, The Osbournes dhe nga miqësia e saj me Joan Rivers.
5. Out Came the Sun: Overcoming the Legacy of Mental Illness, Addiction, and Suicide in My Family, Mariel Hemingway
E bija e Ernest Hemingway
Ndonëse erdhi në jetë pas vdekjes së të atit, në 1961, Mariel Hemingëay është ndikuar jashtëzakonisht nga hija e fuqishme e të atit. Në libër ajo rrëfen fëmijërinë e kaluar në Idaho, problemet e të ëmës me alkoolin, flet për depresionin dhe vetëvrasjen e së motrës dhe për elsperiencën e aktrimit në filmin Manhattan të Woody Allen, ku interpreton të dashurën e re të protagonistit.
6.Searching for Mercy Street: My Journey Back to My Mother,Linda Gray Sexton
E bija e Anne Sexton
Një përmbledhje e dhimbshme kujtimesh të shkruara me finesë ku Linda Gray Sexton rrëfen se ç’bashkëshorte dhe nënë e përbindshme ishte poetja Anne Sexton, fituese e çmimit Pulitzer në 1967 dhe e vetëvrarë në 1974.
7. Yossarian Slept Here, Erica Heller
E bija e Joseph Heller
Përveçse ka punuar si copywriter dhe konsulente për New York Observer dhe Huffington Post, e bija e autorit të famshëm të Catch- 22 ka lënë një libër me kujtime ku rrëfen se shkrimtari prodhimtar ka qenë një baba egoist, maskara dhe moskokëçarës.
8. Wishful Drinking, Carrie Fisher
E bija e Eddie Reynolds dhe Debbie Fisher
Kujtimet e princeshës Leila të sagës së famshme “Lufta e yjeve” janë plot kuriozitete nga jeta e saj dhe e prindërve (divorci i shkaktuar nga Elizabeth Taylor) dhe martesa (dhe divorci) me Paul Simon deri tek terapia me elektroshok.
9. Mommie dearest, Christina Crawford
E bija e Joan Crawford
Kujtimet më pikante dhe me mizore të një fëmije ndaj prindit të vet të famshëm u publikuan në 1978 dhe kritikët nuk nguruan t’i quanin të horrorshme. Janë kujtime të dhimbshme, torturash fizike dhe psikologjike të Joan Crawford (ylli i padiskutueshëm i Hollivudit në vitet tridhjetë) ndaj fëmijëve, të cilët e mohuan nga ana tjetër versionin e së Christina.