27.09.2019 - 11:59
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin në zonën e Radhimës, për prishjen e godinave të disa bizneseve.
Pronarët e bizneseve po kundërshtojnë prishjet në fjalë.
Sipas Top Channel aktualisht situata rezulton e qetë.
Sidoqoftë, rreth 100 pronarë kërkojnë që të kenë një projekt se çfarë do bëhet në pronat e tyre që po u prishen.