Qeveria shqiptare prej pesë vitesh ka nisur procesin e zbatimit të një qasjeje sektoriale për punësimin, aftësimin dhe politikat sociale dhe në këtë kuadër, një rol të rëndësishëm ka luajtuar dhe Grupi i Menaxhimit të Integruar të Politikave (GMIP).
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bën të ditur se ky grup trajton çështje të cilat janë të lidhura me punësimin dhe aftësitë sikurse trajton dhe çështjet sociale.
“Në takimin e radhës së GMIP, u miratua në parim Strategjia e Mbrojtjes Sociale 2019-2022 e hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe zhvillimet më të fundit në lidhje me kuadrin institucional të punësimit dhe zhvillimit të aftësive”, shprehet Denaj.