MENU
klinika

Shkrimi në median greke

“60% e qytetarëve duan të ikin, Shqipëria punëson emigrantë”

28.09.2019 - 15:10

“Shqipëria po kërkon emigrantë të huaj. Mund të tingëllojë si një anekdotë  dhe ndoshta është kështu, por kjo është ajo që pretendon ministri i Bujqësisë së vendit”.

Kështu e nis shkrimin e saj gazeta greke “tribune.gr”, e cila i referohet vizitës së ministrit Blendi Çuçi, në një fabrikë për trajtimin e bimëve dhe deklaratave të tij aty, shkrimi vijon:

Ministri duke vizituar një fabrikë për trajtimin e bimëve, shprehu problemin me të cilin përballen bizneset në industrinë prodhuese për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Por a do të pyesë dikush me arsye, ndërkohë që ka punë pse shqiptarët nuk shkojnë në punë?”.

Përgjigjen e jep po prap gazeta, e cila shkruan: “Sepse asnjë person ambicioz nuk dëshiron të qëndrojë në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse 60% e qytetarëve të saj dëshirojnë ta lënë vendin”.

struktura e punesimit ne Shqiperi

VIJIMI I SHKRIMIT NË MEDIAN GREKE

Emigrantët e huaj kërkohen në Shqipëri

Ministri i bujqësisë tha se ka ardhur koha që Shqipëria të hap tregun e punës për të huajt, pra emigrantët. Ajo që u njoftua nga ministri disa javë më parë, duket se do të miratohet me ligj.

Projektligji i përbashkët i Ministrive të Financave dhe Punëve të Brendshme, i cili është subjekt i konsultimit publik, parashikon, ndër të tjera, që legjislacioni të rregullojë lejet e punës për të huajt.

Në këtë kontekst, ndryshimet e propozuara në dispozitat ligjore që rregullojnë lejen e punës për të huajt, synojnë të zvogëlojnë kohën e kërkuar për të marrë një leje pune.

Projektligji sqaron procedurën e parashikuar nga ligji i punës në Republikën e Shqipërisë, duke identifikuar qartë autoritetet kompetente të përfshira dhe rolin e tyre në proces.

Ai synon gjithashtu t’u japë emigrantëve të njëjtat përfitime për të punuar në Shqipëri si për qytetarët e BE-së dhe zonën Shengen, për veten dhe anëtarët e familjes së tyre.

Kur Shqipëria ishte nën tiraninë komuniste, regjimi u thoshte shqiptarëve se ata po jetonin në një parajsë komuniste dhe se në Greqi njerëzit ishin të uritur.

Kur kufijtë u hapën sigurisht, u shfaq edhe e vërteta.

Ata tani thonë se po kërkojnë emigrantë, shqiptarë, të cilët vetë po bëjnë presion për të migruar në vende te tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN