MENU
klinika

Skandali me miellin

Mielli për bukën, 1.5% më pak proteina se standardi

16.09.2018 - 20:36

Rreth 146 mijë tonë miell i importuar nga Serbia e Kosova me proteinë të ulët prej 9.5% është përdorur për prodhimin e bukës në vendin tonë.

Ndërkohë, standardi shqiptar për bukën duhet të jetë minimumi 11% proteinë.

Shifrat alarmante zbardhen nga Murat Kloboçishta, anëtar i Shoqatës së Përpunimit të Drithërave në Shqipëri. Sipas tij, në 2017-ën, është importuar plot 149 mijë ton miell i destinuar për industrinë e biskoterisë, në një kohë që nevojat për këtë të fundit janë rreth 3 mijë ton në vit.

Po të shohim statistikat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nga Serbia dhe Kosova janë importuar vjet 149 mijë ton miell. Nëse do të flasim për biskoterinë, ajo nuk ka nevojë për më shumë se 2-3 mijë ton miell, çka do të thotë se gjithë sasia tjetër ka shkuar për prodhim buke. Ai miell për prodhim buke që është me proteinë 9.5% nuk është i përshtatshëm. Duhet të përcaktohet dhe të ndiqet ku do të shkojë ky miell, shkon për prodhim biskoterie apo nuk shkon sepse e gjithë loja këtu bëhet”, thotë Kloboçishta.

Nëse një person konsumon bukë që përmban më pak proteina se 11%, do të shfaqen jo pak problematika në organizmin e tij. Prof.Enver Roshi, ish drejtor i ISHP-së dhe pedagog në Fakultetin e Shëndetit Publik thekson se konsumimi i bukës me proteina të ulëta shkakton rënien e imunitetit të njeriut.

Si pasojë, trupi është më i predispozuar për tu prekur nga infeksionet e veçanërisht ato të rrugëve respiratore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN