MENU
klinika

Gati projekti madhor

E bujshme: Milan shitet në fund te vitit!

28.09.2019 - 17:25

Fondi “Elliot” është duke negociuar fuqishëm për të shitur Milanin tek pronari i “Louis Vuitton”, Bernard Arnault për 960 milionë euro.

“La Reppublica” bën me dije se procesi i shitjes mund të mbyllet në fund të vitit 2019, duke qenë se fondi amerikan ndjek gjithmonë këtë skemë, merr biznese në gjendje të brishtë, i fuqizon ekonomikisht dhe më pas i shet për shifra më të larta.

Futbolli nuk është industria ku kanë interes të investojnë dhe tashmë janë gati ta shesin klubi kuqezi për 960 mln euro, duke bërë ulje nga 1.2 miliardë eurot që kërkuan në fillim.

Media italiane shkon më tej duke theksuar se menjëherë sapo shitja të kryhet, do të fillojë ndërtimi i një skuadre të madhe, ku hapi i parë do të jetë rikthimi i Massimmiliano Allegrit në krye të pankinës së “Djallit”.

Allegri ka qenë në krye të Milanit nga viti 2010, deri në janar 2014, ku fitoi një kampionat dhe një Superkupë Italie.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin