28.09.2019 - 20:29
Mekanizmi i Mbrojtjes Civile Europiane do të nisë zyrtarisht ndërhyrjen në Shqipëri. Së bashku me Emergjencat Civile Shqiptare, përfaqësues të këtij mekanizmi do të ndërhyjnë në zonat që janë prekur më shumë nga tërmeti i 21 shtatorit.
Sipas zyrtarëve, tetë shtete të Bashkimit Europian kanë dërguar në Shqipëri ndihma të ndryshme si furnizime të ndihmës së parë, gjeneratorë, çadra emergjence dhe ushqime.
Aktualisht, Shqipëria nuk është pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane, por po përfiton nga ndihma e vendeve të BE. Ky mision në vendin tonë pritet të zgjasë për rreth dy javë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Largohen nga çadrat
11 ditë nga tërmeti/ Banorët e Korçës strehohen në shkolla
“Faleminderit Zotit, nuk zgjati shumë”