MENU
klinika

Detajet

Nis shkolla/ 32 mijë nxënës ulen për herë të parë në banka

17.09.2018 - 08:23

Sot nisi viti i ri shkollor 2018-2019 dhe 32 mijë fëmijë do të ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, ndërsa 39 mijë maturantët do provojnë këtë vit maturën e re.

Për këtë vit të ri shkollor qeveria shpërndau libra falas, duke kursyer kështu 610 milionë lekë nga xhepat e qytetarëve që përdoreshin për tekste.

Prindërit kanë nisur që në mëngjes herët të bëjnë gati fëmijët për në shkollë,  ndërsa dje Policia Rrugore lajmëroi se duhej të kufizohej qarkullimi i mjeteve për shkak të trafikut.

viti-i-ri-shkollor
viti-i-ri-shkollor

Policia u bëri thirrje qytetarëve që të lënë makinat personale në shtëpi dhe të përdorin transportin publik.

Ndërkohë, dje nuk mungoi edhe urimi i ministres së Arsimit Lindita Nikolla, e cila i uroi suksese të gjithë nxënësve në rrugën e dijes.

Çfarë ndodhi në tre orë! Ja kur do të zhvillohet tubimi i radhës

Mbyllet protesta para bashkisë/ Molotov, gaz lotsjellës dhe përplasje me policinë!

Ali Ahmetit i jepet titulli “Qytetar Nderi”, shpërblim financiar për klubin e Partizanit

Mes protestave të opozitës, Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimet!