MENU
klinika

Vetëm në shtator

Turizëm/ Mbi 2 mijë turistë vendas në Sazan e Karaburun

29.09.2019 - 18:43

Anijet turistike vazhdojnë udhëtimet nga porti i Vlorës drejt Karaburunit dhe Sazanit edhe gjatë muajit shtator.

Porti i Vlorës bën të ditur për ATSH-në se vetëm gjatë muajit shtator mbi 2 mijë turistë vendas e të huaj kanë frekuentuar anijet turistike.

Turistët e huaj kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës si Holanda, Finlanda, Suedia, Gjermania, Kanadaja, Polonia, Italia, Amerika, Hungaria, etj.

“Pavarësisht motit jo të qëndrueshëm turistët kanë frekuentuar anijet turistike edhe gjatë muajit shtator”, – nënvizon porti.

Gjatë periudhës janar-gusht të këtij vitit ka pasur një rritje të fluksit të turistëve si nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe të turistëve të huaj, të cilët kanë udhëtuar me 13 anije turistike drejt ishullit të Sazanit dhe Karaburunit duke e çuar në 37 mijë numrin e tyre.

Sazani dhe Karaburuni janë kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj.

I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë.