29.09.2019 - 19:13
Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë në qytetin e Beratit u zhvillua ekspozita me veshje popullore në Muzeun Etnografik.
Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo i cili mori pjesë në këtë ekspozitë theksoi se veshjet kombëtare janë padyshim një pasuri e madhe e kombit.
“Sa herë i shohim mahnitemi njëlloj”, theksoi ai.
“Ruajtja dhe promovimi i vlerave kulturore janë obligim i secilit prej nesh dhe një mundësi shumë e mirë për të rritur atraktivitetin turistik”, shtoi kryebashkiaku.
Ndërkaq, si mënyrë promovimi e veshjeve popullore, Muzeu hapi edhe një garë për fotografinë më të mirë, ku qytetarët u ftuan të provojnë veshjet e ndryshme që ruhen në muze.