MENU
klinika

Dimitrov me sytë nga Franca

Nuk besoj se një nga udhëheqësit do bënte një gabim strategjik!

29.09.2019 - 20:10

Ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov pret që edhe Franca të mbështesë vendin për dhënien e datës për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

“Sinqerisht nuk mund të besoj se një nga udhëheqësit e mëdhenj të Evropës do të bënte një gabim kaq strategjik. Nuk mund të mos inkurajohet trendi i mirë dhe evropianizimi i Ballkanit të mos ketë sukses. Unë mendoj se do të kemi mbështetje edhe nga Franca”, tha Dimitrov për Televizionin shtetërore.

Ministri i Jashtëm mendon se më pas do të ketë shumë punë për të bërë brenda vendit, në plan të brendshëm.

“Në një farë mënyre, beteja zhvendoset nga jashtë në shtëpi. Na pret shumë punë për të bërë, prandaj duhet të përveshim mëngët, do të thoja që na pret madje edhe një mënyrë e re për të bërë politikë”, thotë Dimitrov.