30.09.2019 - 10:49
Thirret në Prokurori ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi.
Mësohet se Peleshi do të japë dëshminë e tij lidhur me “Silicon Mix” në orën 12:00.
Ish-ministri po hetohet për lejimin e hyrjes dhe tregtimit në Shqipëri të pesticidit të operimeve “Silicon Mix”, për të cilin pretendohet se është i dëmshëm.
Ai po hetohet për “shpërdorim detyre”, pas akuzave të Top Channel, se ky helm me pretendimin i rrezikshëm është futur në vendin tonë me urdhër të ish-ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
E vërteta e Silicon Mix!
Kuteli: Zhurmë mediatike, silici revolucion pozitiv në bujqësinë organike
Reagimi zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë