MENU
klinika

Denoncimet e PD-së

Viti i ri shkollor/ PD zbret në terren dhe bën bilancin

17.09.2018 - 09:50

Ndërsa sot ka nisur viti i ri shkollor, Partia Demokratike ka zbarkuar në terren dhe ka denoncuar mbylljen e shkollave në qytete të ndryshe të vendit.

Deputetët e kësaj partie, nga vendet të ndryshme kanë denoncuar mbylljen e shkollave.

Në reagimet e tyre, ata bëjnë përgjegjës direkt kryeministrin dhe qeverinë e tij.

Denoncimi nga Shkodra, deputetja Izmira Ulqinaku:

“Mbyllja e shkollave në Shkodër dhe braktisja nga mijëra nxënës është tregues i dhimbshëm se me Edi Ramën arsimi është çdo vit e më keq.”, shkruan deputetja.

Ajo shprehet së 12 nxënës që kanë qenë në këtë shkollë, tani sipas saj do të detyrohen të largohen disa kilometra më larg. Ndërkohë edhe në qarkun e Dibrës ka patur denoncime mbylljen e shkollave.

Sipas tij, ky është tregues i dhimbshëm se me Edi Ramën arsimi është çdo vit e më keq. Kjo është denoncuar nga deputeti Xhemal Gjunkshi ka sulmuar nga Dibra kreun e qeverisë për këtë situatë.

Denoncimi nga Dibra, deputeti, Xhemal Gjunkshi:

“Sot nis viti i ri shkollor ku qindra e mijëra nxënës do tu drejtohen dyerve të shkollave. Kjo ditë duhej të ishte një ditë e gëzuar për ato qindra fëmijë që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Kjo duhej të ishte një ditë e gëzuar edhe për ato fëmijë që kanë filluar vitin e parë në fshatin e tyre, dhe tani duhet ngrihen herët, të udhëtojnë disa kilometra për të shkuar në shkollat ku i kanë grupuar.

“Rilindja” e arriti qëllimin, të shpopullojë fshatrat duke i degdisur në emigrim dhe tani nxënësit e fshatrave të mbetur “shkret” duhet të udhëtojnë rrugë të gjatë në borë e shi për të shkuar në shkollë. Janë me dhjetra shkolla që nuk do të hapen për të pritur nxënësit këtë vit, si në Sllovë, Kala të Dodës (Kallë ), Çidhën(Rrethas, Laças, Renx), Luzni Melan ( mbyllet në Trepçë, ndërsa e Rabdishtit zhvendoset në Bellovë).

Janë mbyllur shkollat e Shimçanit, Bahutes e Limnjanit. Ka edhe disa të tjera të cilat edhe pse kanë numër nxënësish “padronët” e arsimit kanë vendosur grumbullimin e tyre nëpër qendra.

Por ka edhe shkolla të tjera, si shkollat e qytetit ku “padronët” kanë regjistruar “me mik” nxënësit e ardhur nga fshatrat duke mbipopulluar klasat dhe duke bërë të pa mundur zhvillimin normal të mësimit, apo duke e e bërë atë me dy turne. Janë pothuajse të gjitha shkollat të pa rikonstruktuara, të pa lyera, pa xhama e me tavane të rëna, por këto do ti bëjmë publike në ditët në vazhdim.

Sot është dita kur fëmijët duhet ti gëzohen ditës së parë të shkollës, dhe ne ju urojmë një vit të mbarë, dhe marrshin sa më shumë dije”, shkruan ai.

Gjithashtu, një situatë e tillë është raportuar edhe nga deputeti i PD, Luciano Boci, në Elbasan , pasi sipas tij, situata është shumë problematike në qarkun e Elbasanit.

Denoncimi nga Mati, deputetja, Dhurata Çupi:

“Mbyllja e shkollave në Mat dhe braktisja nga mijëra nxënës është tregues i dhimbshëm se me Edi Ramën arsimi është çdo vit e më keq. Deputetja Dhurata Çupi është në Patin të Klosit”, shkruan ajo.

Deputetja Lindita Metaliaj denoncon mbylljen e 9 shkollave ne qytetin e Lezhes:

“Nga Fishta zonja Metaliaj thekson se Edi Rama nuk ka prioritet arsimin dhe te ardhmen e vendit, por bashkëqeverisjen me bandat, shkruan ajo.

Deputeti Klevis Balliu denoncon mbylljen e 7 shkollave ne Pogradec:

Largimi masiv i banoreve, kushtet e renda ekonomike dhe sociale, janë arsyet e mbylljes se tyre.