Derbi i djeshëm mes Tiranës dhe Partizanit u shoqërua nga akte të rënda dhune mes tifozerive, por në stadiumin Selman Stermasi kishte vend edhe për dashuri.
Moderatorja e emisionit sportiv “Bar skedina”, Gea Braha ka marrë një propozim për martesë gjatë derbit Tirana-Partizani.
Një tifoz me emrin Goni është ulur në gjunjë jashtë rrjetës së stadiumit dhe ka nxjerrë unazën për të propozuar ish-velinën seksi të emisionin “Fiks Fare”. Pasi e thërret shumë herë Gean, vajza e shikon dhe nuk përgjigjet pasi përballë saj kishte kamerën.
View this post on Instagram
Mora nje propozim per martese ne stadium , por me kapen pak pa mendje gjate punes ???❤️❤️
Në fund, pasi nuk merr përgjigje, propozuesi ngrihet i zhgënjyer. Në sfondin e videos dëgjohet zëra djemsh që e thërrasin. “O goni, hë me të refuzoi?”- i thotë njëri aty pranë.
“Mora një propozim për martesë në stadium, por me kapen pak pa mendje gjate punes”, – shkruan Gea krahas videos.