Vildane Zeneli është modele shqiptare, e cila karrierën e saj e ka zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë dhënë së fundi për “Prive”, modelja ka zbuluar detaje nga jeta e saj, të cilat pakkush mund t’i ketë ditur.
Vildania ka befasuar kur është shprehur se ka mësuat t’i japë makinës që në moshën 9-vjeçare, ndërsa ka thënë se shkollën e ka nisur që në moshën 4 vjeç e gjysmë.
Por modelja ka zbuluar edhe një aksident të frikshëm, i cili e ka lënë atë më pasoja serioze:
1. Kam kryer shkollën e biznesit në një prej kolegjeve më të mira në Amerikë.
2. Kam mësuar ti jap makinës që prej moshës 9-vjeçare.
3. Para dy vitesh, e kam thyer dorën gjatë punës. Jam rrëzuar në banje në një hotel dhe e kam plot hekura.
4. Kam lindur bjonde.
5. Kam dy vëllezër, tre motra, 7 mbesa dhe 3 nipa. Kur isha e vogël, mendoja që djemt e motrës time i kam vëllezër.
6. Kam hyrë në klasë të parë 4 vjeëe e gjysmë.
7. Gjithmonë blej dy gjëra njësoj sepse kam frikë që më prishet, kështu që e kam tjetrën rezervë.
8. Nuk më pëlqen të lyhem shumë, por kur e bëj, e bëj pa pasqyrë.
9. Kam 5 makina, apartament në Nju Jork dhe shtëpi në Majami.
10. Nuk pi alkool.