MENU
klinika

Kur u nisën gomonet nga Vlora?

Si u shkatërrua rrjeti i trafikut të drogës Shqipëri-Turqi?

01.10.2019 - 13:29

Policia greke në një deklaratë zyrtare ka dhënë detaje nga aksioni në det, ku u sekuestruan 1700 kg drogë, ndërsa në pranga ranë 4 skafistë shqiptarë.

Forcat policore sqaruan se bëhet fjalë për një rrjet trafiku të marijuanës nga Shqipëria në Turqi si dhe heroinës nga po kjo linjë.

Po ashtu, Policia greke ka shpërndare dhe nje harte ku percakton Vloren si pikënisje te dy gomoneve, ndërkohë që 2 trafikantë janë ende në kërkim. Nga harta në fjalë thuhet se dy gomonet u nisën nga Vlora më 24 shtator.


“Behet fjale per shkaterrimin e nje rrjeti kriminale te trafikut te marijuanes dhe heroines nga Shqiperia ne Turqi. Ne dt.25 shtator jemi njoftuar per dy gomone qe po tentonin te transportonin droge ne brigjet e Turqise. U organizua operacion nga policia dhe roja bregdetare me 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avione te FRONTEX ne verilindje te detit Egje. Operacioni rezultoi ne kapjen e nje gomoneje dhe arrestimin e 3 personave qe ndodheshin ne te, te moshes 25, 42 dhe 42 vjec.

Ne dt.29 shtator, u zbulua nje gomone tjeter me nje shtetas ne te ne zonen detare te Agistrio. U arrestua skafisti 35 vjec. Per te njejten ceshtje jane ne kerkim edhe dy shtetas te tjere.

U arrit te krijohej profili i ketij grupi kriminal. Ata zgjidhnin gomone qe kane mundesi te transportojne sasi te medha droge, motore te shpejte dhe skafiste te zote. Ata zgjidhnin te lundronin ne dite me vranesira dhe erera te forta dhe det mbi 5-6 balle. Ne dt.30 shtator, ne ishullin Piperi u gjeten dhe sekuestruan 106 pako me 1 ton 172 kg marijuane. 3 te arrestuarit e pare kane marre masen e sigurise “Arrest ne burg”, thuhet ne komunikate.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi