01.10.2019 - 16:16
Aktori i njohur turk, Tarik Unluoglu, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 61-vjeçare.
Ai vuante prej kohësh nga sëmundja e rëndë në mushkëri dhe po kurohej në spital.
Roli i tij i fundit ishte personazhi i Unal Kaplan në serialin “Familja e madhe” dhe gjatë kohës që luante në këtë serial, ishte i sëmurë.
Për këtë arsye, aktori u largua nga “Familja e madhe”, që vazhdon sezonin e gjashtë.
Gjithashtu, aktori ka luajtur edhe në serialin e famshëm “Lugina e ujqërve”.