01.10.2019 - 16:30
Në pritje të letër porosive nga jashtë vendit prokurori i krimeve të rënda Klodian Braho i ka kërkuar gjykatës të zgjat me tre muaj afatet për dosjen ndaj ish eprorit të tij dhe ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Llalla nëpërmjet avokatit e ka kundërshtuar këtë kërkesë ndërsa gjykata e Krimeve të Rënda i ka zgjatur këto hetime deri në dhjetor të 2019, kur prokuroria duhet të marrë një vendim nëse do e dërgoj çështjen në gjyq apo pushojë.
Llalla po hetohet për shpërdorim detyrë dhe fshehje pasurie.