Fjorentina Halili ka qenë një nder banoret më të spikatura në “Big Brother Albania 9”.
Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për sinqeritetin e saj dhe marrëdhënien me Olsin. Pas daljes nga shtëpia e famshme ajo u nda nga Olsi dhe tashmë ka krijuar një lidhje tjetër.
Së fundmi ajo u ka dhënë një mundësi ndjekësve të saj t’i bëjnë pyetje të ndryshme dhe nuk kanë munguar ato për “Big Brother”.
Një ndjekës e ka pyetur nëse eksperienca në këtë show, e ka ndihmuar për të qenë kjo që është sot dhe përgjigja e saj na ka habitur të gjithëve. Fjorentina ka treguar se kjo eksperiencë jo vetëm që nuk e ka ndihmuar, por i ka shkatërruar jetën.
Ndjekësi: “ A mendon që “Big Brother’’ ishte një mundësi që të arrije këtu ku je?”
Fjorentina: “Mendoj se Big-u më ka shkatërruar jetën”.