MENU
klinika

Objektivat naziste

Holokausti Evropian

03.10.2019 - 08:47

Sot është e vështirë për të kuptuar shkallën e shtrirjes së Holokaustit.

Kombinimi ekstrem i paragjykimit racor dhe metodat sistematike të shfarosjes industriale eliminuan më shumë se 6 milionë njerëz, pjesën më të madhe ndërmjet viteve 1942-45.

Plotësimi i objektivi i nazistëve për të zhveshur Gjermaninë dhe Evropën e okupuar nga hebrejtë, procesi i vrasjes së tyre duhej të realizohej me një ashpërsi industriale. Shembulli më i errët për këtë objektiv në zbatim mund të shikohen në përdorimin e gazit, i cili përdorej në të gjitha kampet.

Vagonët e trenit përdoreshin për të deportuar hebrejtë të cilit pasi kalonin ditë të tëra pa ujë dhe ushqim- mund të vdisnin gjatë procesit të trasferimit. Pas mbërritjes ata zbrisnin nga treni, dhe më pas kalonin një fazë seleksionimi nga “doktorët” nazistë, ku këta të fundit veçonin ata që mund të punonin, dhe ata që do të shkonin nëpër dhomat e gazit (gratë, fëmijët dhe pleqtë ishin më së shumti të zgjedhurit e kësaj kategorie).

Ata që zgjidheshin për tek dhomat e gazit zhvendoseshin tek vendi i ekzekutimit, ku u kërkohej të hiqnin rrobat deri sa të zhvishenin plotësisht dhe më pas të bënin dush.

Masa të veçanta ishin marrë që ata të mos kuptonin se diçka tjetër po i priste matanë.

Menjëherë sapo futeshin në dhomat e gazit kokat e dusheve të vendosura në tavan lëshonin gazin Ziklon-B ose gazin me monoksid karboni. Spektatorët mund ta shikonin këtë ferr të Dantes vetëm me anë të një xhami vrojtues në derë, i gjithë procesi i shfarosjes shkonte afro 15-20 minuta.

Pasi heshtja mbizotëronte, dyert hapeshhin që ajri të pastrohej. Më pas Sonderkommando-t (Njësitë Speciale) – disa të burgosur hebrej që kishin arritur gjatë procesit të vrasjes – përballeshin më detyrën e tmerrshme për të shvendosur kufomat nga krematoriumi. Si dhe ata ishin të përgjegjshëm për shkuljen e dhëmbëve të artë nga goja e të vrarëve, dhe pasi ari shkrihej kthehej në burim të ardhurash për Rajhun.

Përqindja e përllogaritur e popullsisë hebreje të vrarë; sipas shteteve

Kudo kishte krim jo vetëm nëpër kampet e Polonisë, nëpër vendet e okupuara civilët dhe policia lokale bashkëpunoi me okupatorin nazist, pesha e krimit më të madh kundër njerëzimit të shek. XX nuk qëndron vetëm mbi shpatullat e popullit gjerman.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen