MENU
klinika

Detaje

E rëndë, helmohen 20 nxënës të një shkolle në Shkodër

04.10.2019 - 11:28

19 nxënës të një shkolle në Postribë të Shkodrës janë paraqitur në spital me shenja helmimi.

Sipas mjekëve, nxënësit janë paraqitur me simptoma marrje mendsh dhe të vjella.

AKU dhe ISHSH-ja po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve .

Nga ana tjetër prindërit dyshojnë se janë helmuar nga ushqimi dhe uji tek një “fast Food-”, i cili ndodhet shumë pranë ambienteve të shkollës.

Bluzat e bardha theksojnë se 15 nxënës pasi kanë marrë mjekim janë larguar, ndërsa katër prej tyre vijojnë të mbahen në mbikëqyrjen e mjekëve.